
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, thirrur pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kjo mbledhje vjen për situatën e krijuar pas vendimit të Edi Ramës, si armik i egër i pluralizmit politik, si hakmarrës primitiv ndaj partisë që përmbysi pushtetin e etërve të tij.
Ai e cilësoi Kryeministri si hakmarrës primitiv ndaj forcës politike që për rreth 1 vit e gjysmë ia doli të rithemelojë dhe rikrijojë opozitën e vërtetë në Shqipëri.
Ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin, dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë.
Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për tu dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria.
Sipas tij, kjo nuk ishte një rrugë e lehtë, por u kapërcye me sukses, vetëm e vetëm prej besimit tek liria dhe vlerat.
Berisha tha se Charles McGonigal është i korruptuar dhe paguar nga Edi Rama nëpërmjet Dorian Duçkës dhe se në disa aspekte mori në dorën narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në funksion të tij.
Në vijim shtoi se ai hetoi lobistin e Lulzim Bashës dhe se Edi Rama hapi çështje penale dhe ndërpreu procesin për ta futur në thes.
McGonigal është gjobëvënësi seria ndaj biznesit shqiptar. McGonigal është gjobëvënësi i poshtër ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për vettingun, i cili drekonte e darkonte me ta, natyrisht duke u premtuar se vetingun ua zgjidhje ai.
McGonigal të gjithë kësaj veprimtarie kriminale, të asaj shkalle që akoma nuk ja dimë përmasat, nuk i kreu, nuk i zhvilloi në bodrumet e Tiranës, por në zyrat e zyrtarëve shqiptarë, u asistua nga zyrtarët shqiptarë në hotele, restorante luksoze dhe kudo me radhë.
Në këtë veprimtari ai pati asistent njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Dorian Duçkën, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, të cilët pasi kryen xhiron me bizneset e Tiranës, morën me radhë bizneset e Elbasanit që të paguanin paratë që ndanin me Duçkën, Nezën dhe Edi Ramën, se ndryshe nuk mund të ndodhte.
Pra, as në romanet e Markezit, në realizimin fantastik të tij, skenarë të tillë nuk mund te gjenden, por ty them ju, kryeskenaristi ishte Edi Rama, sepse këtu gjithçka bëhej për ti marrë, për ti forcuar pushtetin e Edi Ramës, pasi nën pushtetin e tij, mafia kishte hapësira të pakufizuara.
Ky tradhtar i kombit amerikan kishte hapësira të pakushtëzuara.
Berisha deklaroi se asgjë nuk e ndëshkon një popull se sa mungesa e një vote të lirë dhe kjo e tmerron armikun e kësaj vote, Edi Ramën.
Sipas tij, sot PD-ja pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës ndodhet para një përgjegjësie të madhe, për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij qëndrimi të Edi Ramës.
Por sot duhet të jemi të hapur. Në vendimin e tij Edi Rama, u shërbye nga dy pengje, si të doni ju themi, por dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, kryen veprimet, u përdorën për të kryer veprimet më antikushtetuese të pluralizmit, ata janë kryekëput vasalë të Edi Ramës. Për interesa të tyre, dhe si peng të tij, i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri.
Ata i lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjindet ndonjë autokrat që mund ti ketë marrë në këtë mënyrë.
Ata u bënë në një kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike, në një kohë kur Edi Rama nuk ka shpëtim, Edi Ramën e pret fati i McGonigalit, aq të detyruar ishin ndaj tij, aq sa në një rol të shpifur u bën instrumente të atij vendimi. Këta dy persona, nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Këta janë një histori që tejkalon në këto 30 vite çdo histori të turpshme në politikën shqiptare ndaj dhe PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës. Nga këta të marrë peng, të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin më armiqësor, në këto 30 vite ndaj pluralizmit politik në Shqipëri.
Në këtë kontekst Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar ndaj tyre. Në këtë konteskt, i bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së.
Sot ka vetëm një PD në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj, është partia e pamposhtur.
Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese duke marrë vulën e saj, do mund të mposhtin këtë forcë politike, kurrë jo.



