Një shqiptar 58 vjeç u gjet i vetëvarur në banesën e tij në zonën e Halkidës në Greqi.
Mediat lokale bëjnë të ditur se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur ditën e mërkurrë, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë rreth shkaqeve që e çuan të ndërmarrë këtë veprim ekstrem.
Specialistët e policisë lokale kanë pyetur edhe familjarët e tij për të mësuar diçka më tepër rreth gjendjes së shqiptarit kohët e fundit.



