
Regjisori Kastriot Çipi, shprehet skeptik lidhur me masat anti-Covid të marra nga qeveria shqiptare, madje flet për shkelje të Kushtetutës.
Ky që erdhi nga Italia, Kreu i Urgjencës Kombëtare ka thënë që ky është virus banal. Cili ekspert ka qenë që duke qenë fëmija mbyllur në shtëpi shpëton?
Kryefamiljari dilte, e merrte vetë, pse duhet të rrinte fëmija mbyllur? Kur na thanë mjekët që vitamina D është mbrojtja më e mirë kundër virusit? Asnjëherë nuk e kanë thënë!
Më gjej një spot të Ministrisë së Shëndetësisë që thotë si të mbrosh imunitetin? Se nuk duan që ti të mbrosh imunitetin. Këta të Komitetit Teknik janë pjesë e komplotit.
S’guxonin të vinin në intervistë, i kam ftuar një për një. Nuk guxonin. Dalim pas mesnate, do gjejmë makina të Bashkisë Tiranë që sot e kësaj dite spërkasin rrugët.
Mbi çfarë evidence? I spërkasin për Covid, jo për pluhur. Cili shkencëtar e ka thënë nëse spërkat, mbron nga Covidi? Ua hedh pemëve, trotuarëve. OBSH, FDA thonë që pandemia nuk ka mbaruar. ende
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai tha se po të ishte Kryeministër do thërriste mjekët, ndërsa Rama i thërret për t’iu dhënë urdhër.
Do pyesja mjekët si ruhet imuniteti dhe do nisja me spote për rritje imuniteti. Do subvencionoja vitaminën D, do fusja çdo bar që ka rezultuar i suksesshëm në çdo vend të botës.
Ato dy muaj burgosje të fëmijës tim në shtëpi, nuk ia fal kurrë as Edi Ramës, as Erion Veliaj dhe as liderëve të opozitës që nuk folën.
Kam protestuar në sheshin “Skënderbej”, jam arrestuar dhe kam parë në komisariat që nuk kishte as maska, as dezinfektant. Në atë qeli që ishin 9 veta në një dhomë pa maska.
Duhet hetim i thellë dhe i plotë me të gjitha abuzimet. Do bëj kërkesë Bashkisë Tiranë, që të bëhet transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar për masat e Covid, nga spërkatja dhe gjithë pisllëqet e tjera që ka bërë Erion Veliaj, me paratë publike.



