Rasti Weinstein/ Flet aktorja italiane: Nuk duhet pritur 20 vjet për të denoncuar

Rasti Weinstein/ Flet aktorja italiane: Nuk duhet pritur 20 vjet për të denoncuar

“Një burrë që përdor pushtetin e tij për të abuzuar me një grua është një i pafytyrë dhe impotent. As tredhja nuk do të bënte punë me të, sepse në fund të fundit nuk do të kishte gjë për të tredhur. Por edhe vetë gratë duhet të mësojnë të thonë jo”. Aktorja e njohur italiane, Maria Grazia Cucinotta, tregon përvojën e saj me producentin Harvey Weinstein.

“Ka bërë distribuimin e filmit “Postieri", por me mua është sjellë gjithnjë në mënyrë korrekte. Është e habitshme gjithë kjo, sepse në Amerikë, ku unë kam jetuar, meshkujt janë të terrorizuar nga ideja se femrat mund t’i denoncojnë dhe vështirë e shprehin atë që duan. Madje kanë frikë edhe të bëjnë komplimente, por ka edhe nga ata që nuk hipin në ashensor vetëm për vetëm me një grua”, ka thënë ajo.

“Për t’u shpëtuar burrave si Weinstein, një jo është më e pakta”, përfundon ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy