
Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli vendimin për Inceneratorin e Tiranës, duke dhënë gjithsej 15.6 vite burg për 7 të pandehur, nga 26 vite që kishte kërkuar SPAK. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 3 vite burg, ndërsa Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 4 vjet burg.
Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi vendimin e gjykatës, duke theksuar se Koka dhe të tjerët janë dënuar për bashkëpunim me kompaninë fituese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por tha se nuk ka asnjë përgjigje dhe hetim për mungesën e inceneratorit që duhet të ishte ndërtuar.

Lefter Koka dhe shtatë persona të tjerë janë dënuar për procedurën dhe për firmosjen e dokumenteve që i dhanë një kompanie të drejtën për të ndërtuar inceneratorin.
Ata kanë bashkëpunuar me kompaninë, kanë përgatitur letrat dhe procedurat, që kompania e Mërtirit dhe Zotos të fitonte këtë koncesion. Por, çështja është se asgjë nuk është ndërtuar.
Nuk kemi asnjë përgjigje se pse nuk është realizuar projekti, çfarë ka ndodhur me paratë, dhe kush i ka marrë ato.
Problemi i vërtetë është mungesa e përgjegjësisë për atë që ka ndodhur me ndërtimin e inceneratorit. Ne nuk kemi përgjigje për atë që duhej të kishte ndodhur.
Çfarë është bërë me paratë publike dhe kush është përgjegjës për mungesën e atij inceneratori ku duhej të ishte?.



