
Në vitin 2013, kryeministri Rama fliste për koncesione të naftës që grabisnin shqiptarët, në një vend të shitur e të tradhtuar nga ata që i qeverisin.
Asnjë vend tjetër që ka naftë nuk ia lejon dot vetes këtë që qeveria e Shqipërisë i ka imponuar këtij vendi: të koncesionojë një pasuri kombëtare strategjike si nafta dhe nga këto koncesione të përfitojë minimumin e të drejtës sovrane.
Nëntë vjet më pas, në mandatin e tretë qeverisës, ndërsa vendi po përballet me rritje rekord të çmimit të naftës, Rama thotë se nuk ka ndërmend të ndërhyjë. Në konferencën për shtyp të kësaj të marte, Rama u tregua i prerë kur tha se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën për të sjellë ulje të saj për qytetarët.
Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Klodian Tomorri bëri përgjegjëse qeverinë Rama e cila nuk ka ndryshuar asgjë në 9 vite të saj në pushtet.
Ai tha se kompanitë koncensionare vazhdojnë të mos paguajnë tatim fitimi, por paguajnë vetëm rentën 10%, si në 2013.
Intervista e plotë
1.Klodi, kemi kryeministrin që thotë se nafta Shqipëri mund të përpunohet me më pak kosto. Çfarë ka bërë qeveria për shfrytëzuar këtë potencial që ka?
Në fakt ky është rasti klasik që deklarata populiste bëhen nga politikanë në opozitë u përplasen në fytyrë kur ulen në karrigen e shtunë tetit. Ato që pretendonte kryeministri në 2013 janë të gjitha në të njëjtat situata. Eksporton po sot të njëjtat sasira me të njëjtat çmime dhe importon të njëjtat sasi me të njëjtat çmime ashtu sic i thoshte kryeministri. Në 9 vjet qeveri kryeministri ka qeverisur për 9 vjet por nuk ka ndryshuar asgjë. Tani ai duhet të pranojë ose që ishte i pandershëm në 2013 kur i bënte këto deklaratat nga kolltuku opozitës, ose ka dështuar të qeverisë vendin dhe misionin e tij si kryeministër. Kjo situatë ishte shqetësuese që para konfliktit Rusi-Ukrainë dhe tani është bërë dhe ajo që po ndodh me tregjet e enrgjkiti9kës është situatë e jashtëzakonshme e cila kishte filluar të ishte shqetësuese që para se të niste konflikti me Ukrainën. ë shumë shqetësuese. sot jemi përpara një dallge të madhe inflacioniste e cila nuk e dimë sesa e fortë do të jetë dhe sa fort do e godasë ekonominë, por do e godasë.
2. Ku e eksportojmë ne naftën aktualisht dhe kompanitë që eksportojnë nga Shqipëria a kanë rezultuar me fitim, kam parasysh Bankers Petrolium, por edhe ndonjë koncesion tjetër?
Bankers Petrolium është eksportuesi kryesor i naftës në shqipëri, pasi koncensioni ka të bëjë me shfrytëzimin më të madh të naftës që ka Shqipëria që është ai i Patos-Marinzës dhe Benkers. Mundet Shqipëria tqa përpunonte këtë naftë këtu dhe të mbronte konsumatorët nga kjo dallgë, në fakt unë hyj te skeprtikët sepse ajo që ka ndodhur ka qenë grabitje e taksapaguesve e kam fjalën këtu për Armo e cila sa herë është ndezur, ajo që ka ndodhur është që praktikisht qytetarët janë grabitur në përmasa të frikshme, detyrime të mbledhura të paguara nga qytetarët që rafineria duhet ti çonte në shtet, janë marrë më shumë se 100 mln euro që i kemi paguar ne si taksa dhe nuk shkuan asnjëherë në buxhet. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është e qartë. Rama ka ardhur në pushtet në 2013 dhe e ka gjetur burimin fiskal të hidrokarbureve dhe e ka lënë në të njëjtin regjim të para 8 viteve, këtu e kam fjalën për koncesionet e naftës. Paguhej renta 10% në 2013 dhe e njëjta paguhet dhe sot. Nuk ka vendosur një ngarkesë më të lartë fiskale ndaj kompanive që shfrytëzojnë kompanitë nëse ata na grabisnin në 2013, ashtu vazhdojnë të na grabisin edhe sot.
3.Në kushtet që jemi mundet që qeveria të marrë të drejtën sovrane për të cilën ankohet zoti Rama, sepse nuk kemi pse të pranojmë konçesione që siç thotë kryeministri janë bërë gabim, dhe për të cilat nuk bën asgjë , por thjesht thotë çmimin do rritet sepse po e rrit lufta
Mundet qeveria të imponojë një ngarkesë më të madhe fiskale? Sigurisht që ajo tani mund të fshihet nga një kontratë koncensionare që tani është e blinduar dhe nëse ne shkojmë për të shtuar ngarkesën fiskale koncensionari nuk na pranon, megjithatë historia e koncensioneve në Shqipëri është shkelur dhe nga vetë koncensionarët. Dhe një qeveri nëse do ka gjithmonë mekanizma për ta bërë implementuar politikat e tij. Nëse mendon se ata po bëjnë evazion dhe po shmangin detyrimet shteti i ka mekanizmat për ta bërë këtë dhe kjo qeveri nuk e ka bërë. Ajo fotografi që Rama përshkroi në 2013 është e njëjta dhe sot pas 9 vitesh, koncensionarët kanë shfrytëzuar burimëet 9 vite kanë nxjerr fitimet dhe nuk kanë paguar tatim fitim por paguajnë vetëm rentën 10% si në 2013. Kujt t’ja kërkojmë përgjegjësinë ne kur e vetmja përgjegjëse është qeveria. Ne i gjejmë shkaqet nga lufta, kriza e madhe, etj por ne deri tani kemi kaluar nja 100 luftëra.
4.Kryeministri praktikisht ngriti duart lart sot, e lidhi çdo gjë me fatin e luftës në Ukrainë. Të paktën ajo që u lexua është që nga qeveria s’duhet të presim asnjë ndërhyrje?
Sa i përket çmimit të karburanteve qeveria i ka mekanizmat për të ndërhyrë një nga ato janë dhe ngrirja e taksave një nga ato është dhe taksa e qarkullit të paktën sa tregjet të stabilizoheshin. Ajo që po ndodh sot në tregje është faktori psikologjik i konfliktit që po ndodh në Rusi. Ende nuk është marrë masa e bllokimit të eksporteve të gazit rus, ende nuk ka ndodhur. SHBA mund ta ndalojnë importin e naftës dhe gazit për SHBA, por jo për Evropën dhe me çfarë është folur Gjermania është skeptike për ta marrë një masë të tillë. Jemi në një situatë ku tregjet janë të panikuar dhe sigurisht po reflektohet në rritje çmimesh, qeveria nuk mund të fërkojë duart dhe ta nxjerrë veten jashtë kësaj. Gjasat janë që çmimi i naftës do vazhdojë të rritet dhe do shkojë më lart nga sa e blejmë.
5. Përgatitemi për disa skenarë tha kryeministri, çfarë do të thotë kjo?
Skenari që po përflitet që sot qeveria lajmëroi është hedhja në treg e kufizimeve. Ka pasur diskutime për rikthimin e kufizimeve, por deri tani nuk ka vendim dhe mesa duket po bëhet gati terreni. OSHEE është e falimentuar, ndërsa KESH nuk mund të sigurojë dot energji me këto çmime. Kriza energjetike është reale dhe shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër të vështirë dhe është detyrë e qeverisë të mos e lejojë këtë krizë që të jetë e papërballueshme për familjet shqiptare dhe ekonominë në tërësi.



