Sejamini: Kemi sistem dy polar, nuk do ketë parti të tretë. Forcat e reja politike s’do kenë ndikim në zgjedhje

Sejamini: Kemi sistem dy polar, nuk do ketë parti të tretë. Forcat e reja politike s’do kenë ndikim në zgjedhje

Analisti Neritan Sejamini në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur te opozita për të cilën u shpreh se ajo përbëhet nga shumë parti teksa theksoi se PD ka qenë e përçarë por se tani e ka tejkaluar atë fazë.

Lidhur me fushatën zgjedhore ai tha se një pjesë e saj shënjestron ata qytetarë që nuk duan të votojnë fare.

Sipas tij fatkeqësisht kemi akoma një sistem dy polar dhe nuk do të kemi një parti të re, ndërsa sa i përket partive të vogla as ato nuk është se kanë sjell ndonjë risi dhe nuk pritet të kenë ndonjë ndikim të madh në zgjedhje.

Ka sfida, çështje, koncepti opozitës është i gjerë nuk është monopol, opozitë janë të gjitha forcat politike që kërkojnë të marrin pushtetin, nuk është e thënë të jetë e gjithë e unifikuar, në pluralizëm. Opozita është ë përbërë nga shumë parti. Sa i përket përçarjes së PD ajo ka qenë e përçarë por me kalimin e kohës këto probleme u tejkaluan paksa.

Partitë para fushatës duhet të bëjnë për vete qytetarët që ata ti zgjedhin votuesit, natyrisht po të shohësh elektoratin ka votues që kanë votuar tërë jetën PS dhe ka nga ata që kanë votuar PD.

Kur vjen puna te fushata zgjedhore partitë mundohen të grumbullojnë votën e atyre që kanë votuar ndryshe gjatë viteve dhe kryesisht ndaj atyre që nuk duan të votojnë fare, por opozita është ajo që ka më shumë nevojë të grumbullojë elektoratin. Elektorati gri është shënjestra kryesore e opozitës.

Sa i përket krijimit të një poli të tretë Sejamini tha se koalicionet zgjedhore janë veprime taktike me qëllim për të maksimizuar voten e tyre, për të grumbulluar sa më shumë votues rreth tyre.

E rëndësishme është se kemi parti politike që këtë herë do konkurrojnë për të maksimizuar votues duke krijuar koalicione. Në këtë kuptim mundet që një pjesë e partive të vogla që se gjejnë veten as te PD dhe as te PS do duan të krijojnë koalicion të përbashkët.

Ajo që ne kemi sot në shtëpi prej një kohe të gjatë është sistemi dypartiak. Deri më sot mund të themi se të gjitha këto forca politike të vogla nuk kanë arritur ndonjë ndikim të ndjeshëm në politikën shqiptare. Ajo që kuptohet është se ndikimi i tyre në elektorat është i ngushtë. Ato sjellin pak të reja në politikë, përdorin të njëjtën qasje për të shkuar te votuesi duke thënë ne jemi më të mirë se PD dhe PS. Partitë e reja politike nuk po sjellin asnjë risi dhe model të ri politik.

Ndërsa lidhur me primaret Sejamini tha se është metodë e mirë për demokracinë, ndërsa theksoi se sa i përket votës së emigrantëve nuk kemi listat sakta se si është shpërndarja e tyre dhe sa do votojnë.

Në parim primaret është model i mirë por që të funksionojë duhet që gara të jetë e vërtete, por në Shqipëri manipulohen zgjedhjet kështu që është ide e mirë por se si realizohet në praktikë mbetet për tu parë. Fatkeqësisht PD këtë duhet ta kishte bërë me kohë se sot ka shumë pak kohë, por është metodë e mirë për demokracinë.

Sa i përket votës së diasporës, kjo ndodh për herë të parë dhe vështirë ta parashikosh, në këtë fushë mungojnë shumë elementë ne sot nuk e dimë se ku janë emigrantët nëpër botë, numrin dhe shpërndarjen e tyre dhe moshën e atyre që janë për të votuar.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/U1vzkqu59Zo?si=RNDiVQi1dmCoNk3T" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy