"Reforma mbush dy vjeç”, Rama: Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. Basha i përgjigjet kryeministrit dhe sulmon ndërkombëtarët (VIDEO)

"Reforma mbush dy vjeç”, Rama: Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. Basha i përgjigjet kryeministrit dhe sulmon ndërkombëtarët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi. Përmes një postimi në rrjetin social, "Facebook" kreu i qeverisë kujton miratimin e ndryshimeve kushtetuese dy vite më parë si dhe nuk ka “harruar” që të shigjetojë opozitën shqiptare.

"Fiks dy vjet më parë kaloi pas njëmijë qametesh Reforma në Drejtësi. Sot pastrimi i llumit të madh ka nisur pa ndalim. Ndërsa ata njësoj si atëherë i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes??Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende", shkruan Rama.

Por pas deklaratës se kryeministrit Rama ka ardhgur edhe reagimi i kreu të PD, Lulzim Basha. Po në një status në "Facebook", kryedemokrati thotë se propozimi i Ramës që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër është në shkelje të kushtetutës.

Ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga PPP- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër. Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi.

Kryedemokreati vijoi akuzat ndaj Ramës, duke thënë se ai përgjysmoi para një viti buxhetin dhe burimet për vetingun, qëllimisht për të zvarritur vetingun dhe për të mos krijuar KLP-në, KLGJ-në dhe SPAK.

Nga ana tjetër kreu i opozitës sulmon ndërkombëtarët, duke thënë se hështja e tyre për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimit të Gjykatës së Lartë ka ulur besueshmërinë  e tyre tek publiku.

"Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri. Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi", shkruan Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy