Rritja e pagës për mjekët, Eskiu: Premtimi për efekt elektoral,  vlerësimi duhet të bëhet në bazë të performancës (VIDEO)

Rritja e pagës për mjekët, Eskiu: Premtimi për efekt elektoral,  vlerësimi duhet të bëhet në bazë të performancës (VIDEO)

Sipas një udhëzimi të datës 24 prill të gjithë mjekët që kanë kryer specializimin 4 vjeçar do përfitojnë rritje page në masën e 45 mijë lekëve. Por 4 ditë më vonë në datën 28 prill një udhëzim i dytë kundërshton të parin dhe shton ndryshimin që mjekët që kanë kryer specializimin për mjek familje, patologji dhe pediatrik përfitojnë 15 mijë leke rritje page.

Lidhur me këtë në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV logopedi Erges Eskiu u shpreh se mjekët ende nuk e kanë marrë shtesën prej 45 mijë lekësh, ndërsa e cilësoi atë si një premtim për efekt elektoral.

Ai tha se ky është thjeshtë një mekanizëm për të manipuluar mjekët. Sipas tij, diferencimi i mjekëve të familjes është diskriminim dhe se ata duhet të vlerësohen në bazë të performancës.

Jo nuk ka filluar akoma ka një udhëzim të fondit që thotë mos kaloni deri në një udhëzim të dytë sepse mesa duket nuk është e qartë nëse do të ketë vërtetë rritje apo nuk do të ketë dhe nëse kjo rritje do të jetë për të gjithë apo për një pjesë. Deri tani jemi në këto kushte që u premtua se do të ketë një rritje shumë të madhe që u mirëprit nga të gjithë, por deri tani është vetëm një premtim. E vërteta është se në bindjen time kjo ishte vetëm një premtim për efekt elektoral jo vetëm tek efekti i mjekëve por vetëm për të dhënë një mesazh që unë si kryeministër po jap rritje rroge dhe ju duhet të më votëbesoni, por në bindjen tonë është thjeshtë një mekanizëm për të manipuluar mjekët dhe gjithë votuesit. E kemi shpresuar që të realizohet nuk është ende në nivelin Kosovës dhe me këtë rritje, jemi 100-150 euro nën pagën minimale që kanë kolegët në Kosovë, por udhëzimi i dytë tregoi qartë që ishte një mekanizëm elektoral. Mjekët e përshëndetën, por në momentin që nuk është fakt dhe ai mungon mjekët janë të aftë për të kuptuar se ajo është në kuadër të premtimit duke qenë se jemi dhe në fushatë.

Në vijim ai tha se vendimi parashikonte se rritja e pagave do prekte të gjithë mjekët me diploma pasuniversitare dhe në momentin që ti nxjerr këtë udhëzim pra që mjeku i familjes do paguhet më pak atëherë kemi të bëjmë me diskriminim dhe kjo nxit njëlloj konflikti.

Të gjithë janë mjek, do duhej që të kishte një rrogë bazë prej 1000-1100 euro do ishte e mundshme që paga minimale e mjekut të shkonte në 2500 euro. Nuk jemi në një sistem komunist që të gjithë marrin njësoj, por duhet të kishte rritje mbi bazë të performancës. Mjekë familje ka janë të shumtë, por ne jemi ende larg mesatares së BE, por ka nevojë dhe për kirurg, anestezist, ne rrezikojmë të mbetemi pa operacione dhe kjo vjen nga largimi i mjekëve dhe mungesa e vëmendjes së qeverisë, e cila nuk e ka pasur vullnetit për ta penguar largimin e mjekëve. Në treg ka medikamente të pacertifikuara që vijnë nga Serbia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy