Vazhdon të jetë i pezulluar edhe për këtë të premte lundrimi detar i mjeteve lundruese si dhe mjeteve të peshkimit.
Pezullimi i lundrimit ka nisur prej pasdites së të enjtes dhe do të vazhdoj edhe përgjatë të shtunës.
Shkak është bërë era e fortë me shpejtësi 25 metër për sekond e cila në det të hapur shkakton forcën deri në 8 ballë, ndërsa në gji 6 ballë duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve të peshkimit.
Era me drejtim jug- jug lindje ka krijuar probleme edhe për tragetet e linjës Vlorë- Brindisi të cilët do të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluar ditën e sotme.
Kapiteneria e Vlorës ka bërë thirrje për sigurimin e mjeteve lundruese anës bregut për të shmangur dëmet materiale që mund të shkaktohen nga përplasja e tyre.



