45 ditë protestë/ Burimi: Shqipëria po njihet më shumë në Evropë, po prishet imazhi i Ramës te opinioni publik (VIDEO)

45 ditë protestë/ Burimi: Shqipëria po njihet më shumë në Evropë, po prishet imazhi i Ramës te opinioni publik (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë ka arritur në ditën e 45-të, ndërsa vëmendja ndaj zhvillimeve në Shqipëri është rritur edhe në mediat dhe opinionin publik evropian.

Për këtë situatë dhe mesazhin që përcjell kjo valë protestash, analisti Genc Burimi tha për edicionin e lajmeve në MCN tv se Shqipëria po bëhet më e njohur jashtë vendit, pasi më parë nuk ka pasur të njëjtën vëmendje.

 

Shtypi evropian nuk po e trajton më protestën vetëm si një reagim ambientalist për çështjen e flamingove, por po e sheh edhe në një kontekst politik, pasi protestuesit kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Falë qëndrueshmërisë së protestës prej më shumë se 40 ditësh, mesazhi që po përcillet është se nuk kemi të bëjmë vetëm me një protestë për flamingot, por edhe me kërkesa për zgjedhje të lira

 

 

Ai deklaroi se opinioni publik evropian po njihet më shumë me mënyrën e qeverisjes në Shqipëri dhe me kritikat që i drejtohen kryeministrit Rama.

 

Nese flasim për imazhin te liderët evropianë, ata e dinë shumë mirë realitetin, pasi kanë përfaqësi diplomatike dhe burime informacioni.

 

Por për opinionin publik dhe shtypin evropian, Shqipëria po bëhet më e njohur tani. 

 

Vëmendja e krijuar nga protesta ka bërë që qytetarët evropianë të njihen më shumë me vendin, zhvillimet politike dhe debatet e brendshme.

 

Kjo situatë mund të ndikojë në perceptimin e kryeministrit Edi Rama në opinionin publik evropian, liderët politikë të vendeve evropiane e kanë njohur më herët realitetin shqiptar.

 

Tani po e njohin kush është Edi Rama, që qenka pak autokrat, pra, imazhi po i prishet Rames te popujt evropian, te opinionet publike, por te liderët, ata e dinë fare mirë kush është ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy