Sina: Të rinjtë zgjedhin universitetet private, tregu rrezikohet nga mungesa e mësuesve

Sina: Të rinjtë zgjedhin universitetet private, tregu rrezikohet nga mungesa e mësuesve

Irida Sina, eksperte për arsimin në studion e lajmeve në MCN Economy ka komentuar lidhur me universitetet për të cilin u shpreh se të rinjtë zgjedhin universitete private.

Ajo tha se kjo vjen edhe si pasojë se ato shtetërore kanë një numër të caktuar pranimishesh, ndërsa privati mbetet gjithmonë një derë e hapur për degët e tyre të pereferuara, por edhe për shkak të infrastrukturës më komode që ofron.

Një pjesë e studentëve me mesatare të larta zgjedhin privatin me degët e kërkuara si farmacia, fizioterapia etj, ndërsa te publiku shkojnë ata me rezultate të larta që dominon ekonomia e me radhë. Kjo zgjedhje vjen si rezultat se mendojnë se privati ka infrastrukturë më komode se sa shteti, për shëmbell laboratorët janë më të mira, ndërsa te publiku është dhe fakti se një numër i caktuar pranohen, ndërsa privati ngelet një derë e hapur për degën që ata preferojnë.

Sa i përket tregut të punës, Sina theksoi se ne nuk kemi një listë të profesioneve të rregulluara, ndërsa shtoi se vendet në zhvillim i imponojnë universiteteve çeljen e misterit për ato degë që ka nevojë tregu.

Këtu ka profilizime sepse nëse duhet të bëhemi mësues duhet të kemi një bachelor, një master, por nuk kemi një ligj se çfarë profili studimesh duhet të ketë bërë një elektricist, pra nuk kemi një listë të profesioneve të ndërmjetme, licencimi i profesioneve. Po të shohim vendet që janë në zhvillim, në nivel shteti ai bën analiza se për çfarë ka nevojë tregu i punës dhe ja imponon drejtpërdrejt universiteteve hapjen e mistereve në atë drejtim. Këtu ndikojnë dhe shkollat. Një problem është dhe fakti nëse këta studentë i përgjigjen realisht nevojave që ka tregu i punës? Sepse për shembull kur vendit i duhet një ekonomist bëhet fjalë për një njeri që i njeh të gjitha programet dhe jo një njeri që ka përfunduar ekonominë.

Sa i përket degëve më të kërkuara, Sina theksoi se kemi një rënie me 15% të gjimnazistëve që nuk zgjedhin më lëndët ekzakte, dhe nëse vijon ky ritëm pas pak vitesh nuk do të kemi më mësues matematike.

Po të vëmë re, hendeku po na krijohet më shumë te mësuesit e shkencave. Ulet me 13-15 % kërkesa e gjimnazistëve tanë në zgjedhjen e degëve si fizikë, matematikë etj, dhe nëse vazhdon ky ritëm ne pas pak vitesh nuk do të kemi më mësues matematike.

Lidhur me kostot e shpenzimeve, Sina deklaroi se studentët nuk kanë mundësi ekonomike për të blerë literaturat apo për të bërë diçka më tepër për t’iu kushtuar vetes, përveçse mundësitë për të jetuar.

Literaura është një pjesë që na dhëmb të gjithëve, studentët nuk kanë mundësi ekonomike, sepse ai që s’ka mundësi ekonomike do të lexojë më pak për tu informuar, nuk mund të blejnë dot literaturat. Në pjesën më të madhe studenti shihet si një person që shkon në universitet që punon për të mbajtur veten. Nuk duhet të harrojmë që jeta e studentit është fushë me lule, shteti duhet të mendojë disa politika. Të gjithë kanë nevojë për aktivitet që i nxjerr nga ajo rutinë dhe stres i përgjithshëm sepse lekët që ai ka i shpenzon vetëm për të jetuar dhe ngrenë dhe s’ka asnjë lek për t’ja kushtuar vetes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy