Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve të Tiranës

Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve të Tiranës

Dorëhiqet drejtori i Tatimeve të Tiranës. Stefanaq Kote mësohet se është dorëhequr nga detyra të premten e kaluar dhe shkak i dhënies së dorëheqjes është bërë mosfunksionimi i degës së Tatimeve Tiranë, raporton Shuplaka.com.

Sipas këtyre burimeve, Kote ka parë si pengesë gjatë punës paaftësinë e punonjësve dhe një nga arsyet e dorëheqjes së tij kanë qenë punësimet në institucionin që drejtonte. Gjatë drejtimit të tij mësohet se janë punësuar shumë militantë partie joprofesionistë.

Drejtoria e Tatimeve Tiranë mund të konsiderohet një institucion delikat i përfolur shpesh për largime e zëvendësime në poste drejtuesish. Kote u emërua në këtë post tetë muaj më parë, pas largimit të bujshëm të ish-kryetatimorit të Tiranës, Androkli Kokthi.

Përpara vendosjes në krye të Drejtorisë së Tatimeve Tiranë, Stefanaq Kokle ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme. Ai ka një eksperiencë të gjatë në tatime. /Shuplaka/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy