Opozita bojkotoi sot komisionet parlamentare duke shkaktuar bllokimin e punës në Kuvend. Vendimi vjen pas përplasjes në seancën e fundit parlamentare, ku deputetë të PD-së qëlluan me vezë e topa letrash kryeministrin Rama.
Pas kësaj seance krerët e PD-së deklaruan se do të kenë një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin por pa qartësuar se cili do të ishte kushtëzimi.



