
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas deklaratave të Miroslav Lajçak, se Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian.
Hovenier thotë se nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të përfitojnë të dy shtetet.
"Shtetet e Bashkuara është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që po ashtu ta pranojë në parim propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme për Kosovën dhe për Serbinë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.



