Dyrnjaja: Bastet e paligjshme. Personazhi i njohur sfidon autoritetet e ligjit

Dyrnjaja: Bastet e paligjshme. Personazhi i njohur sfidon autoritetet e ligjit

Analisti Denis Dyrnjaja ngre shqetësimin e lulëzimit të basteve sportive në vend në ilegalitet, duke përmendur rastin e personazhit të njohur në TikTok, Dionis Biba, i cili fitoi 55 mijë euro me skedinën e vënë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Duke folur për “MCN Live”, ai ngriti pikëpyetje nëse prokuroria dhe policia kanë dijeni për këtë aktivitet ilegal.

Po ashtu shtoi se ndërkohë që kemi një vit e gjysmë që kemi ligjin për legalizimin e basteve i cili duhet të kontrollojë sistemin, mungon autoriteti kontrollit.

Dje lexova kishte dalë që një nga personazhet e TikTok dhe një nga fituesit e FermaVip, Dionis Biba, kishte fituar 55 mijë euro në skedinë, kishte vënë 10 mijë euro për Shqipërinë. Bravo se fitoi Shqipëria, por kishte vënë bast të paligjshëm ndërkohë. 

Policia e di këtë, ishte me foto shqip, jo me adresë dhe account i huaj. Prokuroria e di këtë?! A ka prokurorë dhe gjyqtarë që luajnë skedina dhe baste në të zezë? Ndoshta s’ka, a duhet hetuar në këtë drejtim? 

A ka ndonjë autoritet këtu që duhet të kontrolloj për këtë gjë. A duhet të hedhë sytë dikush? Se kemi dhe ligjin, u bë një vit e gjysmë që kemi ligjin për legalizimin e basteve dhe lojërave të fatit, i cili duhet të kontrollojë sistemin, paranë e pistë, duhet të çojë taksa në shtet.

 Jemi në mungesë të derdhjes së taksave në shtet, miliona euro. Ne nuk kemi nevojë të lypim te BE, apo të dalim për të blerë eurobond. 

I kemi këtu, i ka bota e tregut të zi, e basteve. Media e nxori. Prokurorit nuk i shkoi kjo historia që ta marri, nuk i shkoi drejtorit të policisë që duhet të merret në mënyrë të posaçme, se e ka detyrim ligjor të merret.

Të gjithë nuk e dinë këtë që ndodhë në mënyrë rutinë dhe masive nëpër lokale. Dallohen që kur i sheh lokalet me televizor, dallohen kush janë bare dhe kush për baste. 

Nuk ka një inspektor policie që nuk e di, nuk ka OPGJ. Media duhet të flasë për hir të transparencës. Për nevojën, në respekt të ligjit, në respekt të shtetit, në të mirë të shtetit dhe opinionit publik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy