Kanosën adoleshentin në Elbasan, nën hetim dy persona

Kanosën adoleshentin në Elbasan, nën hetim dy persona

Dy persona janë vënë nën hetim në Elbasan, të akuzuar për kanosjen e një adoleshenti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër.

Dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta pistoletë lodër dhe shkop metalik, një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy