Sulme Izrael-Iran/ Goditen objekte pranë selisë së policisë në Tehran, disa efektivë të plagosur

Sulme Izrael-Iran/ Goditen objekte pranë selisë së policisë në Tehran, disa efektivë të plagosur

Irani dhe Izraeli po vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin sot në mbrëmje, ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve në konflikt. 

Një sulm izraelit goditi pranë selisë së policisë në kryeqytetin iranian, Teheran, duke plagosur një numër policësh, raportojnë mediat shtetërore.

“Disa ndërtesa rreth selisë së Policisë Kombëtare u sulmuan dhe një numër kolegësh tanë u plagosën”, raporton agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

I pyetur nëse mund t’i bashkohet SHBA sulmeve të Izraelit në Iran, Trump tha më herët: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”. Ai shtoi se Irani ka shumë probleme dhe do të negociojë. 

Nuk vonoi kundërpërgjigja e Tehranit se “Irani nuk do të përulet para Shtëpisë së Bardhë”. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy