Presidenti amerikan Donald Trump tha në rrjetin social Truth se situata në Los Angeles është shumë e keqe duke bërë thirrje që trupat të ndërhyjnë dhe duke urdhëruar që kushdo që mban maskë të arrestohet.
Dje, Presidenti amerikan njoftoi qëllimin e tij për të dërguar 2000 trupa të Gardës Kombëtare në Kaliforni për të shuar protestat, të cilat filluan të premten në qendër të Los Angeles dhe më pas u përhapën.
Disa protestues u filmuan me fytyrat e mbuluara me maska ndërsa i vinin flakën një makine.
Oficerët e policisë së Los Angeles janë nën sulm nga protestuesit të cilët protestojnë politikat anti-emigracion të administratës Trump, dhe policia po kryen më shumë arrestime, tha kapiteni i policisë së qytetit Raul Jovel.
Një total prej 27 personash u arrestuan në qendër të Los Angelesit, u tha gazetarëve në një konferencë për mediat shefi i policisë së Los Angelesit, Jim McDonnell.
Krimet e dyshuara përfshinin hedhjen e një kokteji molotovi ndaj një oficeri dhe drejtimin e një motoçiklete në një kordon policie, tha McDonnell.



