“ Shpresoj të jem një frymëzim për njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara”, tha John McFall, astronauti i parë me aftësi të kufizuara në Agjencinë Evropiane të Hapësirës, duke shtuar se emërimi i tij tregon se shkenca dhe hapësira janë për të gjithë.
McFall është britanik dhe do të marrë pjesë në një projekt për të zhvilluar opsione për përfshirjen e njerëzve me aftësi të kufizuara fizike në fluturimet njerëzore në hapësirë dhe misionet e mundshme në të ardhmen.
Njoftimi u bë në fund të takimit ministror të Agjencisë Evropiane të Hapësirës 2022 në Paris , gjatë ceremonisë së prezantimit të klasës së re të astronautëve të Agjencisë Evropiane të Hapësirës të cilët do të stërviten për misionet e ardhshme hapësinore.



