Demokracia liberale, Nano: Nuk është e thënë të vlejë edhe pas 100 vitesh. Peshkopia: Nuk vlen që tani

Demokracia liberale, Nano: Nuk është e thënë të vlejë edhe pas 100 vitesh. Peshkopia: Nuk vlen që tani

Në studion e emisionit “Arnautistan”, pedagogu e studiuesi Ridvan Peshkopia dhe gazetari Mustafa Nano debatuan në lidhje me demokracinë liberale. Peshkopia tha se për Rusinë ka një perceptim të shtrembëruar, ndërsa Nano theksoi se mungesa e opozitës është tregues i qartë i mungesës së demokracisë.   

Drupal Ad

Peshkopia: Ka një perceptim karikaturesk për Rusinë. Njerëzit në Rusi hapur kritikojnë Putinin. Askush nuk futet në burg se e shan. Në Rusi protestojnë kundër Putinit.

Nano: Kur kanë protestuar. Duket sikur jeton në një realitet tjetër. Në momentin që kishte opozita dhe ishte ai që vdiq në burg, bëheshin qindra vetë dhe dilnin e protestonin. Tani protestat janë pse nuk e zhduk Ukrainën?

Peshkopia: Mediat perëndimore nuk kanë qejf t’i raportojnë këto gjëra. Shkojnë e raportojnë që populli rus nuk e do Putinin.

Nano: Populli rus e do Putinin. Ashtu si populli shqiptar donte Enver Hoxhën, deri në momentin që Putin është në komandë, populli rus do ta dojë. Problemi është se aty nuk ka opozitë.

Peshkopia: A mos nuk ka opozitë sepse populli rus e do Putinin.

Nano: Edhe në Kinë nuk ka opozitë se duan Xi-në?

Peshkopia: Kina është tjetër, është sistem njëpartiak. Sistemi politik rus është integral, ai kinez është kulturalist. Ata kanë martuar marksizmin me konfucizmin.

Nano: Demokracia liberale nuk është vlerë universale. Nuk është e thënë që të vlejë edhe pas 100 vitesh.

Peshkopia: Ajo nuk vlen që tani

Nano: Në Europë ka funksionuar. Në Zvicër...

Peshkopia: Po, ka funksionuar. Sepse nuk ka demokraci liberale pa çelik, Zvicra e ka mbajtur çelikun. Këta e kanë çuar në Kinë.

Nano: Kjo teza që lidh demokracinë me industrializimin…

Peshkopia: Nuk është teza ime. Është tezë e njohur. Gjithmonë asociohen. U industrializua Kili, kaloi në demokraci. Gjithmonë ka ndodhur dhe do të ndodhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy