Lunacek u rikërkon pesë shteteve të BE-së ta njohin Kosovën

Lunacek u rikërkon pesë shteteve të BE-së ta njohin Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, në një debat për Raportin e 2016's të Komisionit Evropian për Serbinë, ka vlerësuar se mbetet ende shumë për t'u bërë në dialogun me Kosovën.​

Gjatë debatit, Lunacek ka kujtuar sot se u ka bërë thirrje pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, raporton Gazeta Express.

"Në raportin tim kam nxitur 5 shtetet e mbetura të BE'së që ta njohin Kosovën", ka shkruar Lunacek në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke iu referuar Raportit të 2016's të Komisionit Evropian për Kosovën.

Lunacek ka komentuar edhe për çështjen e Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

"Shpresoj se Kuvendi i Kosovës ta miratojë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi", ka shkruar Lunacek në rrjetin social. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy