Vendimi i qeverisë për rikthimin e masave kufizuese këtë fundjavë, nuk është pritur mirë nga shumica e qytetarëve.
Edhe bizneset ankohen, duke thënë se nuk janë informuar mbi këtë vendim të marrë në orët e vona të së premtes.
Nga një vëzhgim që bëri TvT në kryeqytet u vërejt se një pjesë e bizneseve i janë bindur urdhrit të ministrisë së Shëndetësisë për të mbyllur bizneset.
Ndërkohë, një pjesë tjetër e tyre kanë qëndruar të hapura, me pretendimin se nuk kanë qenë të informuar.



