Hackaj: Votimi i emigrantëve, një dështim që partia në pushtet duhet ta pranojë (VIDEO)

Hackaj: Votimi i emigrantëve, një dështim që partia në pushtet duhet ta pranojë (VIDEO)

Votimi i emigrantëve nuk do të bëhet realitet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një bisedë në studion e lajmeve në MCN TV, me Skype nga Zvicra, Florian Hackaj i Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë, tha se ky është një dështim që partia në pushtet duhet ta pranojë.  

Shumë njerëz që janë brenda rrjetit tonë në lëvizje. Ka vonesa marramendëse. Nuk kemi dëgjuar më asgjë nga KQZ dhe jemi pjesë e grupit të punës dhe e dimë ku u la. Jemi shumë larg asaj që duhet të votohet. Është një dështim i madh, po presim ta pranojë partia në pushtet.

Sa u takon kandidatëve, Hackaj tha se mes tyre ka emra që vërtet përfaqësojnë popullin.  

Ka emra të mirë. Nuk e di çfarë rise mund të sjellin dy zonjat që e kanë kryer ciklin e tyre. Ka disa kandidatë, si ai minatori në Bulqizë. Po të isha në Shqipëri, do ta votoja.

Hackaj shtoi se sjellja e emigrantëve në mënyrë të organizuar është një formë shantazhi. Ai tha se edhe anëtarët e lëvizjes po shantazhohen përmes prindërve të tyre.  

Nëse do flasim për emigrantët që votojnë prej aty ku janë… Nëse do vazhdojmë me linjën e sjelljes së avionëve dhe autobusëve për të sjellë vota, jemi ende të shantazhi. Është e tmerrshme sesi në lëvizjen tonë ka njerëz që po shantazhohen përmes prindërve për postimet e ashpra në Facebook. Kontrolli i pushtetit ka dalë jashtë kontrollit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy