
Ish-kryetari i parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar ketë këtë të diel pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Visar Berisha përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
"Sot heret ne mengjes na la Kolë shoqi!
Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.
Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem.
Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben.
Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines.
E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi.
Kujtojeni baben e ne në lutje, prej aty ku jeni.
Ngushllimet i pranojme nepermjet telefonit.", shkruan Visar Berisha.
Kujtojmë se Kolë Berisha mbajti postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, ndërkohë ishte dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.



