Veizaj: Tërheqja nga fasha e energjisë, nga frika për revoltë. VKM për ndërtimet pa leje, s’mund të jetë mbi Kodin Penal (VIDEO)

Veizaj: Tërheqja nga fasha e energjisë, nga frika për revoltë. VKM për ndërtimet pa leje, s’mund të jetë mbi Kodin Penal (VIDEO)

Deputeti demokrat Fation Veizaj, tërheqjen e Kryeministrit Edi Rama nga vendosja e fashës së energjisë në muajin tetor, e argumenton me faktin se do të ndikonte në masë të gjerë në popull dhe do të kishte efekt negativ dhe do të përkthehej në revoltë.

Lidhur me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, ai tha për edicionin e lajmeve të MCN Tv, se ky është shembull tipik që Kryeministri me arrogancën e vetë ka arritur në atë nivel që me propozimin e tij u ndryshuan fashat.

Duke qenë se është institucion që vendimet i merr në bazë të propozimeve të KESH dhe OSHEE, Kryeministri duhet të kishte bërë kërkesë tjetër dhe në bazë të argumenteve të tjerë do bënte të njëjtën gjë.

Kjo është pjesë e populizimit dhe nuk është në nivelin e tij, por donte ta merrte vetë. Doli me teorinë se do u rritet çmimi atyre familjeve që kanë vila trekatëshe dhe që mbajnë dritat e pishinave ndezur.

Kjo nuk është e vërtetë, se me aplikimin e fashës së dytë, do të prekej një pjesë e madhe e familjeve shqiptare dhe do të ishte një barrë e rëndë për ta.

ERE është institucion i pavarur, duhet ta linte si të tillë të paktën formalisht, duke bërë një kërkesë në ERE.

Lidhur me masat që duhet të ndërmarrë qeveria në mënyrë që fatura e energjisë të mos varet vetëm nga moti, ai tha se qeveria së bashku me institucionet e varësisë, ka si detyrë kryesore, përcaktimin e strategjive për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Sipas tij, vendi ynë prodhon energji, afërsisht sa janë nevojat e vendit dhe se problemi është se nuk është përputhje kërkesa me prodhimin.

Viti i kaluar ka qenë më mirë, për këtë arsye qeveria duhet të kishte marrë në kohë masa për të diversifikuar burimin e energjisë, që të balanconte sistemin dhe të ruante rezervat hidrike për momentin që ka nevojë.

Duhet të vinte në punë TEC-in e Vlorës. Duhej bërë dhënia e licencave, për prodhimin e stimujve si panele diellore dhe eolikë, si nëpërmjet bizneseve edhe nëpërmjet konsumatorëve familjarë.

Sa i takon aksionit kundër ndërtimeve pa leje të oligarkëve e cila duket si amnisti për ta, ndërkohë që në Kodin Penal parashikohet dënim me burg, Veizaj deklaroi se nuk mund të dalë një vendim qeverie mbi Kodin Penal.

Për të mbështetur këtë mendim të tij, ai tha se gjatë 8 viteve të qeverisjes Parlamenti shqiptar me propozim të qeverisë, ka bërë dy herë ndryshime në Kodin Penal, duke ashpërsuar masat e dënimeve për ndërtimet pa leje.

U bë një periudhë kohe që ishte më mirë të mbaje një armë pa leje se të kishe një mistri me vete. U ashpërsua dhe masa e dënimit, sidomos kur kjo është për qëllime biznesi.

Ka pasur njerëz që janë penalizuar me 10 milionë lekë të vjetra gjobë. Gjithkush nga ne e ka provuar në Tiranë, se nëse do të bësh një punim në shtëpi mbërrijnë policët bashkiakë.

Ne kemi pasur në mes të Tiranës kate pa leje dhe pallate pa leje. Informacioni ka qenë por nuk janë marrë masat për atë punë. Kjo tregon arrogancën e Kryeministrit.

Kodi Penal është miratuar me shumicë të cilësuar dhe nuk mundet një vendim qeverie të prevalojë mbi të. Është një paradoks, një non sens.

Teksa Kryeministri Rama ka ngarkuar me përgjegjësi sistemin e drejtësisë duke thënë se gjykatësit blihen nga të pasurit, deputeti demokrat shtoi se, nëse do kishte vullnet për të luftuar ndërtimet pa leje do e bënte me ato që janë në qendër të Tiranës, për qëllime biznesi.

Sistemi i drejtësisë sot është i intimiduar më shumë se kurrë. Sot drejtësia është e gjunjëzuar para politikës.

Sot gjen rrallë gjyqtar që jep vendime kundër qeverisë. Këtë e ka thelluar vetingu.

Ndërsa për amnistinë fiskale Veizaj tha se është e debatuar nga partnerët tanë sepse nuk është për të legalizuar lekët e emigrantëve shqiptarë, duke u shprehur se sot pas 30 vitesh tranzicion, emigrantët tanë janë legalizuar dhe nuk e kanë lënë për të formalizuar pjesën e vetë tani.

Kjo është një arsye kryesore pse jemi në listën gri për pastrimin e parave. Amnistia fiskale dhe kontrolli mbi pastërtinë e parave në Shqipëri, nuk ka të bëjë me legalizimin e emigrantëve, por me paratë e krimit të organizuar dhe e fuqizon krimin më tepër.

Ndër të tjera deputeti demokrat tha se opozita po përgatitet për protesta, duke detajuar se ato do të jenë mbi një kauzë të qëndrueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy