Shorti i Champions League/ Goglat vendosin Liverpool-Real dhe Bayern-PSG, italianët me fat

Shorti i Champions League/ Goglat vendosin Liverpool-Real dhe Bayern-PSG, italianët me fat

U hodh në Nyon te Zvicrës, shorti i raundit të 1/8-ve në Champions League, ku 16 skuadra mësuan kundërshtarët e tyre.

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në dy ndeshje, që premtojnë spektakël.

Goglat kanë vendosur përballë Liverpool dhe Real Madrid. Gjithashtu ndeshje tjetër “BIG”, është edhe ajo mes Bayern Munich dhe PSG.

Disi me fat në këtë short ishin italianët, aty ku Milani do të përballet me Tottenham, Interi me Porton dhe Napoli me Eintracht Frankfurt.

Ndeshjet e tjera nga shorti u vendosën, Club Brugge-Benfica, Dortmund-Chelsea dhe Leipzig-Manchester City.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy