Takimet e McGonigal në Shqipëri/ Kalemaj: Në akt-padi thuhet që ish-kryebashkiaku i Durrësit pagoi për të hequr non gratën (VIDEO)

Takimet e McGonigal në Shqipëri/ Kalemaj: Në akt-padi thuhet që ish-kryebashkiaku i Durrësit pagoi për të hequr non gratën (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj foli në MCN Live lidhur me skandalin e ish-zyrtarit të FBI McGonigal, dhe implikimin e kryeministrit Edi Rama në këtë histori.

Kalemaj tha se takime të tilla, pa praninë e ambasadores amerikane ndodhin vetëm në një Republikë Bananesh. Sipas politologut në akt-padi thuhet se edhe ish-krybashkiaku i Durrësit ka paguar për të hequr “non gratën”.

Kjo është çështje në fillimet e saj. Kemi një indicie që ka ardhur nga ish-e dashura e zotërisë, e cila për arsye personale e ka çuar këtë çështje te shefi i tij. Zotëria ka rreth katër vite që është shkëputur nga pozicioni si drejtor i kundërzbulimit në FBI-në e Nju-Jorkut. Ka ardhur ndoshta në Shqipëri në katër takime, ndoshta i ka bërë në cilësi private, nuk ka qenë ambasadorja amerikane e pranishme. Ka ardhur pra lobist. Natyrisht ka pasur biznese të tij.

Dy janë çështjet kryesore që po trajtohen në mediat amerikane, implikimi rus në favor të një oligarku të rëndësishëm, që është Deripaska, dhe implikimet apo fijet shqiptare. Ish-e dashura që u tha të shihnin lidhjet shqiptarëve organeve të FBI. Lidhjet kanë qenë me kryeministrin e Shqipërisë,  përmes personit A dhe B, që ishin të dy janë lobistë të lidhur me kryeministrin. Z.Duçka është lobist ndërkombëtar. Këta dëshmitarë të drejtësisë amerikane, janë thirrur në cilësinë e dëshmitarit, ndoshta janë ofruar si bashkëpunëtor të drejtësisë, ne nuk e dimë. Në Republikë Banane ndodh këto gjëra që vjen dikush në cilësinë private, apo në cilësinë e një zyre, pa praninë e ambasadores dhe bën lobizëm, në fund të ditës ai erdhi si lobist. Ka investuar në investime strategjike. Në një nga rastet e detyroi firmën shqiptare të bashkëpunonte me firmën përfaqësuar nga zotëria që ajo merrte 20-25 për qind. Ishte rast i pastër klientelizmi në rastin më minimal të saj. Nëse ka influencuar kjo për të hapur çështje për opozitën, me synim demontimin e saj, shkatërrimin e saj, forcimin e autoritarizmit në Shqipëri, kjo mbetet për t’u parë.

Vetë çështja Muzin mund të jetë hapur nga zotëria në fjalë. Lobingu pretendohet të jetë bërë ose për çështjen Muzin, ose për non gratën e Berishës. Flitet në akt-padi edhe për një kryebashkiak, në një qytet ndryshe nga kryeqyteti, i bie Durrësi, i cili për të hequr non gratën ka paguar thuhet edhe miliona euro”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy