
Një luftanije e Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe është dërguar në Ukrainë për t’i dërguar një mesazh të fortë Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin.
HMS Echo u dërgua në Detin e Zi më parë këtë muaj, pasi Rusia kapi tre anije që i përkisnin flotës së Ukrainës dhe ekuipazheve të tyre.
Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Williamson ka vizituar luftëanijen në portin e Odessa të Ukrainës. Ai tha se prania e forcave britanike tregon mbështetjen për Ukrainën që po përballet me agresionin e Rusisë.
“Ajo që ne i themi Rusisë dhe Presidentit Putin, është që nuk mund të vazhdojnë të veprojnë pa respekt apo në kundërshtim me ligjet dhe praktikat ndërkombëtare”, u shpreh Williamson.
Sipas tij, në vijim do të ketë edhe luftanije të tjera britanike që do të qëndrojnë në Ukrainë. Nga ana tjetër, NATO ka rritur patrullimet dhe operacionet luftarake në Detin e Zi për shkak të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kurse Moska zyrtare e ka konsideruar anijen e Marinës Mbretërore si anije spiune.
Ka tensionet në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës lidhur me aksesin në zonën jashtë brigjeve të Krimesë.
Krimeja dikur ishte pjesë e një Ukraina të pavarur, por ajo u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Ukrainasit thonë se Krime mbetet territori i tyre.
Williamson bëri një vizitë para Krishtlindjes në HMS Echo shumë shpejt pasi u ankorua të premten në Odessa.



