
Një kardinal në Francë thotë se do të japë sërish dorëheqjen e tij te Papa Françesku, pavarësisht se është liruar pas akuzave të fshehjes së një abuzimi seksual.
Kardinali Philippe Barbarin, kryepeshkopi i Lionit, u dënua me kusht gjashtë muaj marsin e kaluar për mosraportimin e një prifti abuziv në polici.
Papa Françesku e refuzoi kërkesën e parë të Barbarin për dorëheqje, duke thënë se ai dëshironte të priste derisa të përfundonte procesi i apelit.
Gjykata e apelit e liroi Barbarin të enjten.
69-vjeçari u shpreh në gjyq se e kundërshtonte aktvendimin, duke thënë se: ''Unë nuk e kuptoj qartë se për çfarë jam fajtor".
Një nga avokatët e Barbarin tha se kardinali ishte pre e thashethemeve. /Euronews/



