U tradhtua nga tatuazhet, arrestohet një nga bosët e mafies japoneze "Yakuza"

U tradhtua nga tatuazhet, arrestohet një nga bosët e mafies japoneze "Yakuza"

Një nga bosët e mafies japoneze "Yakuza", ndër më të rrezikshme në botë, është arrestuar nga policia teksa ishte në kërkim prej 15 vjetësh, pasi u tradhtua nga fotografitë e tatuazheve të tij që u bënë virale në Facebook.

Shigeharu Shirai është akuzuar për vrasjen e një rivali të bandës në vitin 2003. Fotot e tatuazheve të përpunuara të 74 vjeçarit u morën nga një person lokal në Tajlandë, i pavetëdijshëm për identitetin e tij, shkruan BBC.

Bandat japoneze të "Yakuza" kanë qenë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe kanë rreth 60,000 anëtarë.

Ndërsa bandat vetë nuk janë të paligjshme, shumica e fitimeve të tyre fitohen ilegalisht nëpërmjet lojërave të fatit, prostitucionit, trafikut të drogës dhe hakimit.

Kur fotografitë e Shirai u bënë virale, ato kapën vëmendjen e policisë japoneze që kërkoi arrestimin e tij.

Policia e arrestoi atë në qytetin e Lopburi, në veri të Bangkokut, për shkelje të vizave, ndërsa do të ekstradohet në Japoni për t'u përballur me akuzat për vrasje.

Ai pranoi se ishte anëtar i bandës "Yakuza" por nuk rrëfeu asgjë për vrasjen e vitit 2003. Ai u largua nga Japonia për në Tajlandë në vitin 2005.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy