Shakaja që nuk duhet t'i ndodhte Trump, komediani fut në 'kurth' presidentin në “Air Force One”

Shakaja që nuk duhet t'i ndodhte Trump, komediani fut në 'kurth' presidentin në “Air Force One”

"Urime! Jemi shumë krenarë për punën që po bën!" Këto fjalë i thotë presidenti amerikan Donald Trump, i cili kujton se po flet në telefon me senatorin e New Jersey-t Robert Menendez.

Në të vërtetë, nga ana tjetër e telefonit është aktori i humorit John Melendez, i cili postoi bisedën me presidentin në saitin e tij.

Presidenti amerikan ka rënë prè e një rrengu të orkestruar nga një komedian, teksa mori një telefonatë gjatë kohës që gjendej në bordin e “Air Force One”.

Komediani John Melendez në telefon ishte paraqitur si senatori demokrat Bob Menendez. Ai i tha se kishte folur me dhëndrrin e tij, Jared Kushner, dhe më pas pranoi një telefonatë nga Trump.

E Shtëpia e Bardhë e shtangur nga ky mashtrim, u përpoq të sqarohej.

“Shpeshherë kanalet e komunikimit me presidentin janë të hapura, dhe ndodhin gabime të tilla”, i ka thënë CNN një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Senatori Menendez është një senator demokrat nga New Jersey dhe njëri nga prijësit kryesor të fushatës së gjatë për të bërë reforma në imigracion.

Qeveria amerikane është kritikuar ashpër gjatë javëve të fundit për shkak të politikës së saj të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë në kufirin me Meksikën.

Melendez, i cili në skenë njihet me emrin Stuttering John ka incizuar bisedën e tij me presidentin amerikan, të cilën më pas e ngarkoi në podkanin e tij.

Në regjistrim, zëri që besohet të jetë i Trumpit e uroi Menendezin për pafajësinë në një çështje ryshfeti të vitit 2017. Ai akuzohej se kishte marrë dhurata nga një mjek oftalmolog (mjek sysh) nga Florida, në këmbim të ndikimit politik.

Gjatë bisedës ata diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme. Presidenti amerikan dëgjohet duke thënë se brenda një periudhe dhjetë ditore do të emërojë një gjykatës të ri në Gjykatën Supreme, shkruan BBC.

Kur stafi i Shtëpisë së Bardhë telefonoi zyrën e senatorit Menendez për të diskutuar lidhur me telefonatën që Trump kishte pasur më të, ata kishin mbetur të shokuar, pasi nuk kishin njohuri se një bisedë e tillë ka ndodhur.

Komediani, i cili arriti të vëri në lojë shefin e Shtëpisë së Bardhë tha se shumë lehtë plani i tij mund të kishte dështuar.

“Ata nuk më pyetën asgjë. Do të mjaftonte të më thonin se nga cila përkatësi partiake është senatori Menendez, apo senator i cilit shtet është ai, nuk do të dija asgjë”, ka thënë komediani i njohur për CNN.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy