Bilardo/ Gjuzi: Rama kryeministri i votës së vjedhur, por do i vijë koha. McGonigal e ka futur çengelin

Bilardo/ Gjuzi: Rama kryeministri i votës së vjedhur, por do i vijë koha. McGonigal e ka futur çengelin

Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Rama për të cilin u shpreh se i ka dhënë një porosi ku i kërkon të bëjë kujdes sepse do vijë dhe momenti i tij.

Ai tha se Rama është kryeministri i votës së vjedhur, që ja ka vjedhur Gjuzit, Topallit Stojkut, vota që sipas tij përkthehen në 7 deputetë.

Marrëdhënia ime me Ramën është se në parlament i kam thënë se duhet të kesh kujdes se do vijë një moment dhe për ty. Kishte raste kur Rama kërkonte fantazi dhe shkencë sipas Ramës, por ngaqë nuk ka tituj vetë merr profesoreshë, ka marrë dhe kryetarin e bashkisë që i ka diplomat fallco. Vjen Erion Veliaj nga Terpani dhe bëhet lal në Tiranë, kur u bë lal ai. Sa për Ramën ai është kryeministri i votës së vjedhur, vota që ja ka vjedhur Kujtim Gjuzit, Jozefina Topallit, doktor Stojkut që po ti përkthesh në deputetë bëhen 7 të tillë.

Çështja Edi Ramës le të vjedh, McGonigal e ka futur çengelin dhe atë e ekstradojnë sepse kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikojnë se presidenti, kryetari kuvendit dhe kryeministri janë të pacenueshëm. Ka vjedhur 5 mandate të koalicionit të konservatorëve këtë nuk ta fal kurrë, nuk bën zgjedhje të lira të barabarta me standarde evropiane, nuk respekton rezolutën e Bundestagut gjerman që po nuk i zbatove këtë 15 pika nuk ka shanse të hysh në BE. Mund të puthësh jo Melonin se ai s’ka lënë njeri pa puthur, por do ti lutem hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme me qeveri tranzitore me kryeministër nga PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy