
Tetë protestues janë proceduar penalisht pas protestës që opozita zhvilloi dje para Parlamentit. Sipas policisë, këta persona janë përgjegjës për çarjen me forcë të kordonit të policisë dhe goditjen me sende të forta të efektivëve. Personat e proceduar akuzohen për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.
Gjithashtu, policia ka identifikuar dhe po punon për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.
Emrat
A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.



