
Veshja shqiptare e lashtë 4 mijë vjet, Xhubleta, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit
Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dije bërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Si nisi puna për këtë çuarjen e saj në këtë institucion të njohjes kulturore në botë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha në një komunikim me “MCN live” se puna ka qenë ekipore, ndërsa përtej po çojnë në UNESCO, dijebërjen e Xhubletës, që nënkupton ndihmën edhe në hapjen e punishteve, për artizanët e veshjes 4 mijë vjeçare.
Punë e gjatë nuk është thjesht meritë e Ministrisë së Kulturës, kemi çuar listë drejtuar UNESCO-s, por ka qenë një listë e gjatë e ekspertëve etnografë, ekspertë të ndryshëm të studimeve të historisë, të arkeologjisë dhe kemi pasur mbështetjen e komuniteteve edhe të atyre që janë koleksionues të Xhubletës.
Ajo çfarë po çojmë në UNESCO është Dijebërja e xhubletës, kjo është pika kyçe në të cilën UNESCO na ka mbështetur, pasi tanimë është një e mirë e të gjithëve, por edhe si një detyrim për ta çuar përpara ndër breza këtë dijebërje dhe në fakt, ky përfaqësim i UNESCO-s ndaj xhubletës, vijnë dhe me nj fond, një asistencë internacionale që do të bëj të mundur çuarjen përpara të dijebërjes, pra të krijimit të një punishteje, si mbështetjeje për këta artizanë të cilët janë shumë të paktë në numër.
Ministrja e Kulturës, Margaritit njoftoi se pas dosjes së Xhubletës, e cila si veshje ishte në rrezik zhdukjeje, janë përgatitur edhe dosje të tjera drejt UNESCO-s.
Sipas saj janë një sërë nismash, si dosja për Eposin e Kreshnikëve, vallen e Tropojës, transumanca që është tradita e shtegtimit të bagëtive, dhe dosja për Marubin.
Në 2019, kur mora detyrën fillova të kuptoj që nuk kishim shumë elemente të natyrës materiale që ruheshin nga UNESCO. Ne vërtetë kemi bërë shumë duke ruajtur pjesë të trashëgimisë materiale, por ato jomateriale që gjykoj që është thelbi i shqiptarisë, identiteti, kemi pasur vetëm izopolifoninë.
Kështu që filluam punën, lista prioritare kishte filluar me xhubletën, sepse ajo ishe në rrezik zhdukjeje, ndërkohë kemi çuar në UNESCO, edhe kërcimin e Tropojës, e cila ka hyrë në procesin e vlerësimit, ashtu siç kemi përgatitur edhe transumancën, ose shtegtimin e bagëtive, që është edhe kjo dukuri shqiptare, por e kemi çuar bashke me dosjet e vendeve të tjera.
Janë një sërë nismash, po punojmë edhe për dosje të tjera të Eposit të Kreshnikëve me lahutë, ashtu siç po punojmë edhe për dosjen e Maurubit, si një e emirë e memories botërore.



