Frroku: Të rinjtë shqiptarë nuk thellohen për konceptet bazë, pas studimeve zgjedhin tregun e jo profesionin (VIDEO)

Frroku: Të rinjtë shqiptarë nuk thellohen për konceptet bazë, pas studimeve zgjedhin tregun e jo profesionin (VIDEO)

Keisi Frroku, studente u shpreh në ‘MCN Informacion’ çdo student është sipërfaqësor qoftë për auditorët apo historinë dhe kjo sepse të rinjtë shqiptar nuk duan të thellohen për konceptet bazë.

Ajo tha se sot është bërë një hierarki e frikshme dhe ekziston presioni me fjalë për votën, por sot shumë të rinj kanë humbur dhe interesin për të shkuar për të votuara.

Sipas saj në ditët e sotme është bërë e vështirë të punosh në profesion sap mbaron fakultetin dhe shumica përshtaten me tregun e punës.

Vërtet sot ne po e shohim se çdo student është sipërfaqësor qoftë për auditorët apo historinë. Sa i përket historisë nuk janë aq të dhënë, madje ka nga ata të rinj që nuk dinë akoma diferencën mes 28 dhe 29 nëntorit.

Një i ri shqiptar duhet të di ndryshimin e konceptit të datave të paktën sepse për të mbajtur mend 28-29 nëntorin e mbajnë mend patjetër. Të rinjtë shqiptar nuk duan të thellohen për konceptet bazë.

Ne jemi të prirur të vëmë në dukje për gabimet që kemi sepse e dimë që kemi dhe studentë të mirë që mbajmë kokën lart dhe na përfaqësojnë dhe jashtë vendit. Të rinjtë që unë kam kontakt janë shumë përfaqësor dhe kanë marrë politikën si diçka sipërfaqësore, idealizojnë një lider, flasin për të dhe harrojnë parimet e vërteta që ka politika.

Nuk merren me thelbin se çfarë ka ndodhur, ku na çon ky fenomen. Unë duhet ta njoh mirë profesionin tim që të di dhe për politikën se cila nga kjo politikë më jep të drejtën për mundësi.

Ne marrim parasysh që mbaroj shkollën por deri 18 vjeç se di fare se çfarë bëhet me politikën, por sa të bëj 18 vjeç votën do ja jap atij për të cilin punon mami dhe babi.

Nga ana tjetër ka shumë të rinj sot që refuzojnë të marrin pjesë dhe në zgjedhje. Nëse nuk ke njohjet e duhura për atë që do të lobosh sigurisht që do shkosh sipas rrjedhës, sepse shumica e të rinjve që mbarojnë shkollën mendojnë se do punojnë në një fushë tjetër janë duke ndjekur tregun dhe jo profesionin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy