
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Soreca theksoi në takim se Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë.
Soreca nënvizoi se, plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore
Soreca gjithashtu shtoi se, Bashkimi Europian mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë
“U takova sot me Kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. Bashkimi Europian mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë”, u shpreh Soreca.



