Familjarët kërkojnë komunikim me të afërmit, Manastirliu: Në të gjitha spitalet Covid do të ndahen tableta

Familjarët kërkojnë komunikim me të afërmit, Manastirliu: Në të gjitha spitalet Covid do të ndahen tableta

Minstrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka takuar ditën  e sotme familjarët e pacientëve të infektuar me Covid-19, të cilët janë shtruar në spitalin Infektiv.


Ky diskutim mes familjarëve dhe ministres është zhvilluar në zyrën e informacionit pranë ambienteve të Infektivit, ku familjarët të shqetësuar janë shprehur se kanë nevojë të kenë më shumë informacion mbi gjendjen shëndetësore të familjarëve të tyre dhe të komunikojnë më tepër me ta. 


Familjarët kanë këruar gjithashtu që të afërmve të tyre ti vihet në dispozicon edhe ndihma psikologjike pasi janë të trembur për shkak të situatës. 


Manastirliu i është përgjigjur shqetësimit të tyre me premtimin se ata do të kenë mundësi të komunikojnë me zë dhe figur me të afërmit e tyre nëpërmjet tabletave që do të shpërndahen në të gjitha spitalet ku trajtohen të infektuarit me koronavirus. 


“E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, tha Manastirliu.


Në vazhdën e diskutimeve me familjarët, Shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo i është drejtuar gjithashtu familjarëve me një mesazh. 

“Ju keni një hall të madh dhe ju mirëkuptojmë. Por jo çdo njeri që shikoni në rrugë do e kapni për të marrë informacion sepse do të merrni informacione të gabuara. Informacionin e saktë e merrni vetëm nga mjeku kurues”  është shprehur shefja e spitalit infektiv.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy