
Prej disa ditësh pas rritjes së çmimit të karburantit dhe jo vetëm, në shumë qytete të vendit qytetarët janë ngritur në protesta për të kundërshtuar këtë rritje.
Teksa sot pritet që në orën 11:00 të nisë një tjetër protestë para kryeministrisë, Rama thekson se duke nisur nga sot Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit do të kalojë në filtër marzhin e fitimit të çdo kompanie karburanti.
Mirëmëngjes dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë.



