Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontroll tek “Birra Tirana” e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
Sipas të dhënave zyrtare, tek “Birra Tirana” janë gjetur një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore.
Kontrolli në këtë biznes është iniciuar, pasi kishte detyrime të prapambetura tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove si dhe për të kishte një denoncim të mbërritur në rrugë zyrtare pranë Administratës Tatimore.



