Artan Kacani, urbanist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se “The Albanian Files” është një katalog figurash që mbledh një seri interesash imobiliare në Shqipëri, duke shkuar gati-gati kundër të gjithë institucioneve të tjera politikbërese siç janë bashkitë që duhet të ndjekin me rigorozitet planet rregulluese urbane.
Është libër që ka më tepër sasinë sesa cilësinë. Ka mbi 900 projekte.
Ka një sasi të madhe projektesh, mund të futet si katalog figurash më tepër sesa një libër që përmban shkollë të arkitekturës apo mendimit të arkitekturës. Mbledh një seri interesash imobiliare në Shqipëri, duke shkuar gati-gati kundër të gjithë institucioneve të tjera politikbërese siç janë bashkitë që duhet të ndjekin me rigorozitet planet rregulluese urbane.
Në Shqipëri kemi plane rregulluese që përcaktojnë intenstitet e ndërtimit jo me rritje të madhe dhe intensitetin e kullave. Ndërtimet e reja jo vetëm bien ndesh me planet rregulluese, por dëshmojnë tjetërsim të arkitekturës dhe ruajtjes së peizazhit.
Më tej Kacani tha se organet ligjzbatuese duhet të hetojnë shkeljet që Rama ka bërë me institucionet dhe dokumentet e planifikimit të territorit.
Në aspektin teknik Rama ka shkuar ndesh kundër firmave që vetë ka dhënë. Ka firmosur planet urbane me intensitet dhe trashëgimi kulturore dhe nga krahu tjetër ka firmosur dhe kullat. Kemi të bëjmë shkelje flagrante. Organet hetuese të hetojnë këto shkelje që Rama i ka bërë me firmat e tij. Firma që bien ndesh me institucionet dhe dokumentet e planifikimit të territorit.
Sipas Kacanit, Shqipëria nuk i ka kapacitet për të përballuar një numër kaq të madh resortesh.
Po, së pari po e humbasim si pasojë e një arkitekture skiç, e një arkitekture që nuk shkon me trashëgiminë kulturore. Së dyti po krijojmë një fragmentin ekonomik që ka pasoja tek punonjësit që duhet të humbasin liritë që të punësohen. Po humbim dhe atë që quhet ekonomia familjare e qyteteve. Është një ndryshim epokal. Ne nuk jemi rritur në tenda duke parë yjet.
Shqipëria nuk i ka kapacitet për të përballuar një numër kaq të madh resortesh dhe qytete të reja turistike. Kemi furnizim me ujë me orare, kemi konsum të lartë dhe shpërdorim.



