Ndahet nga jeta ish-presidenti francez, Valery Giscard d'Estaing

Ndahet nga jeta ish-presidenti francez, Valery Giscard d'Estaing

Ish-presidenti francez, Valéry Giscard d’Estaing, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare. Gjatë mandatit të tij, D'Estaing ishtë në krye të ndryshimeve sociale pas më shumë se 15 vjetësh të golizmit strikt dhe u kthye në forcë drejtuese për hedhjen e themeleve të BE.

Edhe pse Giscard d’Estaing kreu vetëm një mandat si president nga 1974 në 1981, vdekja e tij shënon fundin e një ere në politikën franceze. I zgjedhur në moshën 48 vjeç, ai ishte lideri më i ri i Republikës së Pestë deri në zgjedhjen e Macron në 2017, në moshën 39-vjeçare.

Gjatë viteve në Elize, Giscard d’Estaing kultivoi imazhin e një reformisti modern.

Megjithatë, ai humbi përballë François Miterrand dhe kaloi në hije. Dikur ikonë e ndryshimit social, ai u harrua nga publiku francez. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy