
Gazetari Neritan Sejamini e cilësoi teatrale thirrjen e kreut të Partisë së Lirisë për të dëshmuar në SPAK për çështjen CEZ-DIA. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se fakti që Meta thirret për t’u pyetur pas katër vjetësh hetime tregon se drejtësia në Shqipëri është teatër.
Kjo puna e SPAK është e vështirë. Është si puna e asaj që ke vetëm një doktor në fshat, por nuk është doktor i mirë. Ti je i sëmurë dhe duhet të shkosh. Ndaj shpreson që kësaj here ai të jetë i mirë.
Megjithatë, është gjë e mirë që politikanët sulmojnë njëri-tjetrin. Vetëm kështu mund të garantohet kufizimi i pushtetit të njëri-tjetrit. Nga egoja përkundër egos garantohet liria.
Do ishte shumë mirë që sot presidenti të luftonte sot me qeverinë p.sh. nga pikëpamja e interesit publik, kjo nuk është gjë e keqe.
Këto janë veprime teatrale. Tani u kujtuan të pyesin? Unë nuk kam fakte dhe po e vazhdoj bisedën duke ju cilësuar të pafajshëm. Kjo që po bën SPAK-u është drejtësi teatrale. Katër vjet hetime dhe tani kujtohen të pyesin zotin Meta? Shqetësimi im është ky: Juve ju thërret SPAK-u. Unë si qytetar mendoj se këtu ka diçka. Krijohet ideja se ka diçka dhe po hetohesh. Pastaj nuk ndodh asgjë për 2-3 vjet. Mua më krijohet ideja se ose SPAK nuk po heton fare ose nuk do të hetojë një politikan.



