Polonia dërgon 2000 ushtarë në kufi me Bjellorusinë

Polonia dërgon 2000 ushtarë në kufi me Bjellorusinë

Polonia konfirmon vendosjen e 2000 trupave në kufi me Bjellorusinë mes tensioneve me Minskun.

“Nuk bëhet fjalë për një mijë përforcime, por për 2000 ushtarë. Vendimi është marrë nga Komiteti i Sigurisë”, tha zëvendësministri i Brendshëm polak, Maciej Wasik, raporton Reuters.

Ushtria do të vendoset në dy javët e ardhshme, ndërsa ushtarët do të dërgohen në rajonet e Podlachia dhe Lublin.

“Të gjitha përpjekjet për kalim janë organizuar dhe përgatitur nga shërbimet bjelloruse”, akuzoi ai.

Të martën ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, kishte urdhëruar vendosjen e më shumë trupave në kufi, pas një kërkese të Gardës Kufitare, e cila kërkoi një mijë ushtarë për të mbështetur 2000 tashmë në zonë.

Javën e kaluar, autoritetet polake denoncuan hyrjen e dy helikopterëve bjellorusë në hapësirën ajrore polake. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Minsku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy