
Turqia mund të miratojë kandidaturën e Finlandës për në NATO. Kështu ka bërë të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Presidenti turk, gjatë një takimi me të rinjtë, la të kuptohet se Turqia mund t'i japë dritën jeshile Finlandës për anëtarësim në NATO, pa bërë të njëjtën gjë për Suedinë, me të cilën ka dallime më të theksuara në raport me kurdët.
"Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një mesazh tjetër për Finlandën. Suedia do të tronditet kur të japim një mesazh tjetër për Finlandën," tha Erdogan.



