
Bektashinjtë në Shqipëri janë shumë më tepër sesa tregojnë statistikat zyrtare, sipas kryegjyshit botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Në studion e “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, ai tha se regjistrimet në Shqipëri janë të politizuara dhe realisht bektashinjtë janë 50%.
Sipas tij, regjistrimi i ri duhet ta ketë të detyruar deklarimin e fesë ose sektit që i përket çdo qytetar shqiptar.
“50 për qind janë bektashinj. Të gjitha regjistrimet që janë bërë në Shqipëri janë të politizuara, nuk janë 2 përqind. Nuk të bën njeri bektashi me zor. Presim të bëhet regjistrimi i ri. Kur të bëhet të jetë me detyrim, jo fakultativ”, tha ai.



