Gashi: Pa investime tek AKSHI dhe agjencitë e tjera të dhënat e qytetarëve janë në rrezik për t’u hakeruar dhe përgjuar (VIDEO)

Gashi: Pa investime tek AKSHI dhe agjencitë e tjera të dhënat e qytetarëve janë në rrezik për t’u hakeruar dhe përgjuar (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Milazim Gashi deklaroi se Shqipëria mbetet e dobët në përditësimin teknologjik të institucioneve shtetërore, duke rrezikuar sigurinë e të dhënave kombëtare. Ai theksoi se pa investime serioze në AKSHI dhe pa bashkëpunim të drejtpërdrejtë me SHBA-të dhe aleatët strategjikë, çdo projekt si “Smart City” mbetet i brishtë. Sipas Gashit, çdo vendim që bie ndesh me gjeostrategjinë e NATO-s do të penalizohet, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë.

 

Shqipëria është e varfër sa i përket sistemi update të teknologjisë. Çdo agjenci që ka. Në rast se Shqipëria nuk kontakton agjencitë e sigurisë kombëtare në SHBA-, dhe nuk bën investime tek AKSHI, çdo investim jashtë kësaj për mua krijon eficensë të hakimit dhe përgjimit. Institucioni që mbron të dhënat e shtetit duhet të jetë i forcuar sa i përket teknologjisë brenda institucioni.  Veprimet e Smart City  pa forcuar tokën, në këmbë nuk mund të ecësh. Shqipëria po ecën pa këmbë. 

 

Sa i përket survejimit, më shumë e shoh si një kontratë të modifikuar dhe të mbrojtur nga qarqet kriminale më shumë sesa një kontratë që mund t’i sjellë qeverisë ndonjë befasi të madhe. Andaj çdo drejtoj që ekziston në çdo agjenci në rast se nuk e ka shtëpinë e vet me inteligjencë nga SHBA-të, nga Izraeli për mua është pikëpyetje e madhe. 

 

NATO-ja, Pentagoni e ka ndarë një buxhet të caktuar i cili do i japë mundësi edhe Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit që të futet në një siguracion të lartë. Atyre nuk i intereson kush është kryeministër, por do krijojnë një strategji që mbron të dhënat. Çdo veprim i ngutshëm i kujtdo kryeministri i cili futet me një anektodë për mendimin tim është i ngutshëm. Gjeostrategjia e NATO-s e konfiguron shumë saktë Lindjen e Mesme dhe kartën e AdriatikuT. Çdo veprim që bie në kundërshtim me miqtë tanë do të penalizohet, kushdoqoftë kryeministër. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy