Rama deklaroi dje se përfundimisht edhe për këto zgjedhje nuk realizohet vota e diasporës dhe moszgjidhjen e gjeti tek mungesa e databazës. Lidhur me këtë avokati Redon Meksi në MCN Live u shpreh se ata janë mësuar ti bëjnë ligjet sipas interesave te tyre dhe jo si duhen bërë realisht.
Ai tha se ka disa forma që të bëhet regjistrimi i emigrantëve dhe se mungesa e një databaze për emigrantët është një mashtrim pasi ata kanë listat zgjedhore apo pasaportat që u kanë dhënë emigrantëve. Sipas tij dhe censusi u bë në kohë reale me tablet prandaj nuk ka arsye pse të mbahen peng këto shifra.
Nuk është se kanë bërë ndonjë ligj për të ftuar palët e interesit, gjithmonë kanë bërë sipas dëshirës, interesave të tyre. Kanë votat për të bërë kodin zgjedhor si të kenë dëshirë. Sa i përket e databazës së emigrantëve kjo është mashtrim se ti ke listën e zgjedhjeve, pasaportat që u ke dhënë shqiptarëve. Sot ne dimë pafund forma të atyre që regjistrohen që jetojnë jashtë.
Vendimi kushtetueses është marrë për shfuqizimin e aktit normativ për kohën e pandemisë, kushtetuesja i jep detyrë kuvendit të marrë masat për të lejuar votat e diasporës, ai mund të marrë masa edhe që do lëmë tre të diela për të ardhur të votojnë Diaspora, por nuk e kanë thirrur dhe mendoj se nuk do e thërrasin sepse janë mësuar të bëjnë ligjet sipas tyre dhe tani pritet të shihet.
Censusi përshembull u bë në kohë reale me tablet, pse është kaq e vështirë të dalin shifrat, pse po mbahen peng, ose kemi rënë shumë si popullsi ose Rama do të manipulojë numrat.
Më tej ai shtoi se është kundër votës së diasporës sa i përket zgjedhjeve lokale, ndërsa për votimin elektronik tha se nëse nuk kemi akses se çfarë bëhet pas çdo gjë është manipuluese.
Ne kemi kaq vite që themi pensionistët, pensionistët, por sot pensionistë janë ata që ishin 40 vjeç në vitet ’90. Tani sa i përket votimeve për zgjedhjet lokale, ai jeton në Zvicër, paguan taksa në Zvicër dhe vjen voton për Shqipërinë. Prandaj them që për zgjedhjet lokale do ja hiqja në mënyrë absolute votën diasporës sepse ti që jeton jashtë s’mund të vendosësh për mua që jetoj në Tiranë.
Ndërsa sa i takon votimit elektronik po nuk patëm akses të gjithë për të parë se çfarë bëhet pas, atëherë çdo gjë është manipuluese, ata mund të bëjnë çfarë të kenë dëshirë. Për shembull Gjermania e ka hedhur poshtë votimin elektronik si antikushtetuese me arsyen për manipulim.



