
Përmbytjet e shkaktuara dhe rrëshqitja e dhereve ka shkaktuar të paktën 44 viktima në Indonezi, njoftoi sot agjencia e parandalimit të katastrofave.
Më problematike paraqitet situate në fshatin Lamenele, në provincën lindore të Nusa Tenggara, ku një lumë uji goditi pothuajse 50 shtëpi dhe ekipet e shpëtimit gjetën 20 trupa të vdekur dhe nëntë të plagosur, tha një zëdhënëse e Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive.
Ajo deklaroi se trupat e tre viktimave u gjetën në dy fshatra të tjerë, katër u plagosën dhe dy janë renditur si të zhdukur. Qindra njerëz u larguan nga shtëpitë e përmbytura, tha zëdhënësja.
Vështirësi po haset edhe me operacionet e shpërtimit ku po marrin pjesë qindar njerëz pasi mungon rryma e energjisë, rrugët janë bllokuar dhe duhet përshkruar distanca të gjata.
Përmbytje të mëdha u raportuan gjithashtu në Bima, një qytet në provincën fqinje të Nusa Tenggara perëndimore, duke detyruar gati 10 mijë njerëz të largoheshin.
Shirat e dendur shpesh janë shkaku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Indonezi, ku dhjetëra njerëz vdesin çdo vit në mesin e miliona njerëzve që jetojnë në zona malore ose në luginat e lumenjve.
Në janar, 40 njerëz u vranë në dy rrëshqitje dheu në provincën e Java-së Perëndimore.



