Shteti ua jep mbi 1 milion euro 271 serbëve të Kosovës pa punuar kurrë (VIDEO)

Shteti ua jep mbi 1 milion euro 271 serbëve të Kosovës pa punuar kurrë (VIDEO)

Qeveria e Kosovës, më 2018, u ka dhënë paga 271 punëtorëve nga komuniteti serb pa dalë fare në punë. Sipas Auditorit të Përgjithshëm, kjo bëri që buxheti i shtetit të dëmtohet në vlerë prej 1 milionë e 294 mijë euro.

Dhjetë ministri të Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar gjatë vitit 2018, mbi 1 milionë euro për punonjës, që nuk kishin punuar as edhe një ditë të vetme. Edhe pse nuk dolën në punë, 271 punëtorë që vijnë nga komuniteti serb, i morën pagat me rregull nga buxheti i Kosovës.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, kjo bëri që buxheti i vendit të dëmtohet në vlerë prej 1 milionë e 294 mijë e 222 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Buletini Ekonomik ka hulumtuar të gjitha raportet e Auditorit të Përgjithshëm, për ministritë që e kishin këtë problem gjatë vitit 2018.

Punësimi i tyre derivon prej marrëveshjes së Brukselit dhe vendimit të Qeverisë në vitin 2015, për shuarjen e së ashtuquajturës “Mbrojtje civile”, në veriun e Mitrovicës, duke i pozicionuar zyrtarët serbë nëpër pozita të caktuara nëpër ministri të ndryshme të vendit.

Zyra Kombëtare e Auditimit, në auditimin e saj për vitin 2018, në shumë prej ministrive, gjeti paga të parregullta dhe pavijueshmëri në punë. Bëhet fjalë për gjithsej dhjetë ministri që e patën këtë problem.

Kështu në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, pas një procesi të rekrutimit me akt emërime ishin integruar 32 punonjës të komunitetit serb, të cilët ishin planifikuar të sistemohen nëpër komunat në pjesën veriore të Kosovës.

Për zyrtarët e lartcekur kjo ministri, nuk ka pasur dëshmi për ta konfirmuar paraqitjen e tyre në vendin e punës, edhe pse e njëjta  kishte bërë pagesën e rregullt të pagave të tyre. Vlera financiare për shpenzimet e pagave për vitin 2018, për këta 32 zyrtarë ishte 134 mijë e 657 euro.

Shpenzime për paga në vlerë prej 99 mijë e 916 eurosh, për 20 punëtorë të tjerë të cilët nuk kanë vijuar orarin e rregullt të punës ishin hasur edhe në Ministrinë e Administratës Publike.

Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë ishin integruar 22 nëpunës të komunitetit serb, të cilët gjithashtu nuk ishin paraqitur në vendin e punës në Spitalin e Mitrovicës, ku ishin përcaktuar me akt emërime, siç i obligonte Ligji i punës dhe kontrata e punës, përderisa ministria kishte bërë pagesën e pagave të tyre në vlerë prej 97 mijë e 733 euro.

Ministria për Kthim dhe Komunitete kishte integruar gjithashtu 21 nëpunës të këtij komuniteti, duke paguar për ta vlerën prej 100 mijë e 430 eurove edhe pse të njëjtit nuk kishin kryer shërbimet ndaj kësaj ministrie të përcaktuara në kontratat e tyre.

Shpenzime për paga në vlerë prej 139 mijë e 711 eurosh, kishte bërë edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dedikuar 26 punonjësve të saj, të cilët nuk kishin vijuar orarin e rregullt të punës  në këtë ministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy